×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-eprori i UÇK-së, Naim Maloku lirohet nga spitali

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 8:58

    Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku, gjendja shëndetësore e të cilit u përkeqësua disa ditë më parë, është liruar nga spitali.


    Këtë e ka bërë të ditur, djali i tij, Kreshnik Maloku, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka shkruar se Maloku do të vazhdojë kurimin nën përkujdesjen e familjes.

    “Te nderuar miq, Sot është liruar nga spitali Baba, Naim Maloku ku do vazhdoj kurimin nen përkujdesin e familjes. I dëshirojmë mirëseardhje dhe shërim sa me te shpejt”, ka shkruar ai në Facebook.

    Ndryshe, Naim Maloku është këshilltar i kryeministrit Ramush Haradinaj. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!