×
  • Lajme
  • Lajme

    Prej 1 korrikut, Serbia nis zbatimin e planit për kaos në Veri

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 9:22

    Serbia është duke përgatitur një skenar për një “katastrofë humanitare” në veri të Kosovës. Atje po pretendohet se kanë mbetur pa ushqim dhe pa barna.


    Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, ka thënë se nga 1 korriku të gjitha dyqanet ushqimore dhe furrat nuk do të punojnë,

    Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Radosh Petroviq, ka deklaruar se nga e hëna, më 1 korrik, dyqanet ushqimore, kioskat, madje edhe furrat nuk do të punojnë në këtë pjesë të veriut.

    Ai ka thënë se kjo u vendos në një takim privat të bizneseve, për shkak të taksës së imponuar prej 100 për qind për produktet nga Serbia, shkruan Tanjug.

    Kryeministrja serbe Ana Brnabiq ka thënë se qeveria serbe do të përpiqet të bëjë gjithçka që ka në dorë për të siguruar që mallrat nga Serbia qendrore të arrijnë të gjithë njerëzit në Kosovë.

    Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj,  ka thënë se katastrofa e paralajmëruar humanitare në veri të Mitrovicës, është skenar i planifikuar.

    Haradinaj deklaroi se Qeveria ka prova dhe kanë parë persona të caktuar duke i fshehur produktet ushqimore nëpër shtëpi.

    ”Nëse e marrim periudhën e dimrit kur ka pasur borë e s’ka pasur rrugë alternative ka pasur produkte. Ne jemi në dijeni për planin e katastrofës humanitare. Ne kemi pamje duke i bartë produkte të tilla nëpër shtëpi dhe kemi edhe prova të personave që janë përfshirë në këtë skenar. Nuk do ti dekonspirojmë projektet e tilla. Target kohe e kanë të enjten për ta aktivizuar këtë skenar”, ishte shprehur ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!