×
  • Lajme
  • Lajme

    Aty ku nisi gjithçka – “Vidovdani” që ngriti dhe fundosi Millosheviqin

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 10:10

    Më 28 qershor 1989 me rastin e shënimit të 600 vjetorit të Betejës së Kosovës, “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq kishte mbajtur një fjalim nacionalist.


    Sipas vlerësimeve serbe, në këtë tubim kishin qenë të pranishëm rreth 2 milionë njerëz, numër ky që është kontestuar nga vlerësime ndërkombëtare.

    Në tubim ishin të pranishëm pothuajse të gjithë udhëheqësit e ish RSFJ-së, me përjashtim të  përfaqësuesit të Kroacisë, Stipe Shuvar, shkruan Reporteri.net.

    Ky fjalim i Millosheviqit, vlerësohet se ishte paralajmërimi i zbatimit të planit serbomadh të futjes nën kontroll gjithë Jugosllavinë, e çka përfundoi me kasaphanat serbe nëpër gjithë ish Jugosllavi deri në shpërbërjen definitive të saj.

    Dymbëdhjetë vjet më vonë, pikërisht më 28 qershor 2001, ditën e kremtës së Vidovdanit, Millosheviq hyri sërish në helikopter. Kësaj radhe për t’u larguar përgjithmonë nga Serbia.

    12 vjet pas fjalimit në Gazimestan, Millosheviqin e dorëzuan në Gjykatën Ndërkombëtare për krime Lufte në Hagë, ku edhe vdiq më 11 mars 2016.

    Millosheviq që ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzave më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!