Kapiteni i Aston Villa, Jack Grealish luajti në ndeshjen më të madhe të karrierës së tij me këpucë të grisura dhe ato e ndihmuan për të rikthyer ekipin e tij në Premier League.
Villa mundi 2-1 Derby dhe ajo që tërhoq më tepër vëmendjen ishin këpucët e grisura të Jack, por ai shpjegoi zgjedhjen e tij.
“Kur u ktheva nga dëmtimi, këpucët ishin të reja dhe me to arrita të shënoja dy gola dhe të jap disa asiste. Mendova se këto ishin këpucët e mia me fat, prandaj duhej t’i mbaja ato”, tha mesfushori në një intervistë pas ndeshjes.
Më pas Grealish shprehu kënaqësinë e tij për rikthimin e Aston Villa në Premier League pas tre sezonesh.
“Jam pa fjalë. Është e pabesueshme. Unë nuk mund as t’ju shpjegoj se sa i lumtur jam. Do të thotë bota, ne të gjithë e dimë se kujt i përket ky klub”, tha ai për “Sky Sports”.
Kapiteni i Villa pranoi se ai mendonte se do të largohej nga klubi në fillim të sezonit, me synimin për të luajtur në Premier League.
“Unë mendova se do të largohesha. 10 muaj më vonë jam këtu dhe e kam çuar klubin tim të fëmijërisë në Premier League si kapiten “, shtoi ai.
Villa është kthyer mes elitës pasi golat e El Ghazi dhe John McGinn e ndihmuan të fitonte 2-1 ndaj Derby te Frenk Lampard në finalen e play off-it që ka vlerën e 170 milionë sterlinave.