×
  • Sport
  • Sport

    Kryeziu dhe Pupovci diskualifikohen në lëshim të dytë

    Reporteri
    23 Mars 2022 | 12:08

    Skitaret që po e përfaqësonin Republikën e Kosovës në garat e skijimit në EYOF Vuokatti 2022, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci janë diskualifikuar nga garat.

    Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e Komitetit Olimpik të Kosovës në rrjetin social Twitter, ku ndër të tjera thuhet se Kryeziu dhe Pupovci kanë qenë pjesëmarrëse në disiplinën e sllallomit parallel dhe që të dyja u diskualifikuan pas lëshimit të dytë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Të dy skitaret tona, Kiana Kryeziu dhe Arba Pupovci, kanë përfunduar garimin në EYOF Vuokatti 2022.

    Kryeziu dhe Pupovci garuan sot në disiplinën e sllallomit paralel

    Të dyja u diskualifikuan në lëshimin e dytë”, shkroi KOK-u në Twitter. / Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!