×
  • Sport
  • Sport

    Manchester United në kërkim të trajnerit të ardhshëm, hap bisedimet me trajnerin e Ajaxit

    Reporteri
    23 Mars 2022 | 12:07

    Manchester United ka mbajtur diskutime me trajnerin aktual të Ajax, Erix Ten Hag. Trajneri aktual i Ajax-it, është ndër të përfolurit e mundshëm për një kalim të mundshëm në Man Utd.

    Siç raporton, The Guardian, 52 vjeçari, që verën e kaluar ishte në bisedime për një kalim të mundshëm në Tottenham, pas shumë viteve të kaluara në Ajax është i gatshëm të ‘braktisë’ kampionin e Holandës dhe të marrë timonin e ekipit anglez.

    Në garën për stolin e United është edhe trajneri aktual i Paris Saint Germain, Mauricio Pochetino, i cili me gjasë do të largohet nga Paris, i cili gjendet në presion pas rezultateve jo të mira javëve të fundit në League 1 dhe pas eliminimit të turpshëm në Uefa Champions Legaue, nga skuadra spanjolle Real Madrid.

    Ajax në krye me Ten Hag gjendet në kreun e tabelës me dy pikë para përcjellësit më të afërt PSV, njëherit është shumë afër të fitojë titullin e dytë rresht dhe të tretin në katër vitet e fundit.

    Ten Hag në të kaluarën ka drejtuar skuadrën e Ultrecht, Bayern Munchen II, dhe Go Ahead Eagles.

    Kujtojmë që kontrata e trajnerit aktual të Manchester United, Ralf Rangnick skadon në fund të sezonit.

    United deri më tani është eliminuar nga Uefa Champions League, FA Cup dhe gjendet katër pikë mbrapa nga Arsenal i cili momentalisht mban pozitën e katërt në Premier League. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!