Në një intervistë gjatë ditës së sotme, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq përsëriti teoritë për “futjen e Serbisë në kurth” për shkak të luftës në Ukrainë.
Vuçiq shtoi se Serbia ka mjaftueshëm rezerva shtetërore, por potencoi se po kërcënohet nga siç tha ai “një shtet i madh evropian” për t’u eksportuar miell.
“Kur politikanët e BE-së flasin për ushqimin, duhet të jemi të vetëdijshëm se kemi një problem të madh. Lufta për lëndët e para është aktuale dhe në rast kaosi më të madh, lind çështja e importit të naftës në Serbi”, shtoi Vuçiq.
“Ne nuk kemi problem me grurin, misrin dhe vajin. Na vijnë njerëz nga vendet fqinje, mbushin makinat dhe bartin. Shumë përdorin marifete për të marrë vajin tonë, një shtet i madh evropian na kërcënon të eksportojmë miell, na thonë t’i tregojmë Vuçiqit se “duhet të na informojë deri sonte. Dhe ne u themi se nuk kemi kohë të merremi me të dhe u përgjigjemi shtatë ditë me vonesë”, tha Vuçiq në TV Pink, transmeton Reporteri.net.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.