Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës, Hajrulla Çeku ka njoftuar se nga një nismë e MKRS-së për skitari janë duke përfituar mbi 400 fëmijë.
Ministri Çeku shfrytëzoi rrjetin social Facebook për të dhënë njoftimin mbi këtë aktivitet të institucionit që ai e drejton, aktivitet ky i cili po mbahet në Brezovicë, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Ai theksoi se ka qenë zotim i tij që të garantojë shëndet dhe mirëqenie të fëmijëve përmes aktiviteteve fizike e sportive.
Ministri shtoi se ky zotim është në rrugë e sipër që të jetësohet dhe përfundoi duke deklaruar se nxënësit dhe studentët janë top prioriteti i Ministrisë së Sportit në masivizimin e sportit.
Postimi i plotë i ministrit Çeku:
“Mbi 400 fëmijë po përfitojnë nga programi për skitari, një nismë e Ministrisë së Sportit që po zbatohet në Brezovicë dhe është pjesë e programit tonë për masivizimin e sportit.
Shëndeti dhe mirëqenia e fëmijëve dhe të rinjve tanë përmes aktivitetit fizik është zotim që ka filluar të jetësohet. Programi ynë për sportin shkollor do të ketë shtrirje të gjerë.
Krahas ngritjes së cilësisë në sportin profesional, po bëjmë veprime konkrete për të zhvilluar sportin për të gjithë. Nxënësit dhe studentët janë top prioriteti i Ministrisë së Sportit në masivizimin e sportit.” /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.