×
  • Lajme
  • Lajme

    Zgjatet edhe për një vit mandati i KFOR-it gjerman në Kosovë

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 11:13

    Parlamenti i Gjermanisë ka vendosur që t’ia zgjasë mandatin e Bundeswehrit në Kosovë në kuadër të KFOR-it edhe për një vit tjetër.


    Megjithatë përveç zgjatjes së mandatit, është marrë vendim që të përgjysmohet numri i ushtarëve gjerman nga 800 sa ishte në 400 në të ardhmen, shkruan rheinzeitung.de, transmeton Gazeta Express.

    Vazhdimin e më tejmë të misionit të ushtarëve gjerman në kuadër të KFOR-it në Kosovë e kanë kundërshtuar partia AFD që janë të djatht ekstrem dhe nga të majtët.

    Zgjatjen e mandatit e kanë mbështetur partitë tjetër, pasi sipas tyre paqja në rajonin e Ballkanit është jashtëzakonisht e rëndësishme.

    Kështu ka thënë deputeti i të Gjelbërve, Manuel Sarrazin, në fjalën e tij në Parlament.

    “Për ne të Gjelbërve, paqja në rajon është synim kryesore. Prandaj ne pajtohemi për zgjatjen e mandatit të KFOR-it”, ka thënë Sarrazin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!