Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq do të qëndrojë sot në Kosovë.
Vizita e tij vije me rastin e festës së Vidovdanit.
Gjuriq do të jetë gjatë gjithë kohës në përcjellje të Policisë së Kosovës, shkruan lajmi.net.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar edhe Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se Gjuriq ende nuk ka hyrë në Kosovë.
“Normalisht që do të jetë në përcjellje të Policisë së Kosovës. Ai ende nuk ka hyrë në Kosovë”, ka thënë Hoti për lajmi.net.
E Gjuriqit mund t’i ndodhë ajo që i ndodhi më 26 mars të vitit të kaluar kur u arrestua nga Policia në veri të Mitrovicës pasi që kishte hyrë pa leje në Kosovë.
Mirëpo, arrestimi i tij mund të vije vetëm nëse ai nuk i bindet agjendës së përcaktuar nga institucionet e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.