×
  • Lajme
  • Lajme

    Banorët e Hanit të Elezit thonë se ujku që lëndoi një fëmijë, është shfaqur prapë

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 13:21

    Mediat lokale në Han të Elezit, po shkruajnë se rasti që ndodhi disa ditë më parë, kur një fëmijë 5-vjeçar u sulmua duke u tërhequr zvarrë nga një ujk mund të përsëritet.


    Kjo pasi që sipas banorëve, ujku është parë përsëri në afërsi të shtëpive, kësaj radhe në fshatin Paldenicë.

    Të frikësuar nga kjo, banorët kanë bërë edhe apel që të mos lejohen fëmijët që të largohen nga shtëpitë.

    Gazeta Express ka kontaktuar zëdhënësin e policisë në Komunën e Ferizajt, për të pyetur nëse policia ka ndonjë informacion për ndonjë rast tjetër të njejtë si ai i para disa ditëve. Gashi ka thënë se përveç atij rasti nuk kanë të lajmëruar diçka tjetër.

    Në anën tjetër, Komuna nuk është pëgjigjur, të kontaktuar për këtë temë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!