×
  • Lajme
  • Lajme

    Rreth 10 autobusë me serbë zbarkojnë në Gazimestan

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 13:48

    Serbët sot po festojnë një nga festat më të rëndësishme fetare të tyre. Bëhet fjalë për festën e Vidovdanit e cila po festohet edhe në Kosovë.


    Rreth dhjetë autobusë me serbë nga qytetet e Serbisë, disa prej të cilëve me regjistrim të Kosovës e disa të Beogradit kanë zbarkuar në Gazimestan, ku ka nisur të mbahet ceremonia për shënimin e kësaj feste, shkruan Reporteri.net.

    Ceremonia ku po marrin pjesë qindra qytetarë serbë, po drejtohet nga kleri fetar i Kishës Ortodokse.

    Turma përpos flamujve serbë ka shpalosur flamuj të Greqisë dhe Rusisë, si shenjë e aleancës ortodokse mes popujve.

    Ndryshe, në territorin e Kosovës, sot ndodhet edhe Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

     Ai i shoqëruar nga përfaqësues nga Lista Serbe, si dhe kryetari i veriut të Mitrovicës, Goran Rakiq ka mbajtur fjalim para të pranishmëve në Zubin Potok. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!