Sonte me fillim prej orës 20:45, luhet ndeshja Angli U21-Armeni U21, në kuadër të kualifikimeve në Evropianin e grupmoshave U21, transmeton Reporteri.net.
Kombëtarja e Anglisë shihet si favorite në ndeshjen kundër Armenisë, me “Tre Luanët” që pozicionohen në vendin e dytë me 10 pikë, ku fitorja e sotme është jetike, pasi që Çekia është në vendin e parë me 13 pikë, kurse Shqipëria është e treta me vetëm një pikë më pak se Anglia me 9 pikë.
Ndërkaq, klubi franez i Ligue 1, nëpërmjet një postimi në Twitter ka ngatërruar flamurin e Anglisë, duke e paraqitur Anglinë me flamur të Kosovës
Klubi francez i uroi fat lojtarit të tyre, Angel Gomez, ku i uruan fat për ndeshjen e cila do të luhet sonte.
Foto:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.