Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, ka reaguar ndaj deklaratave të Glauk Konjufcës për çështjen e homologimit, në të cilat ka përmendur edhe kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj.
Ai ka thënë se Nisma mbështet çdo iniciativë që ndalon të gjitha monopolet.
Por, si zakonisht, thotë ai, debate të tilla zhvendosen dhe bartën në binare të tjera dhe disa deputetë si Konjufca marrin rolin e hetuesit, gjykatësit, apo prokurorit.
“Glauku u fut në mashtrim e propagandë, por s’po mund ta bartë propagandën. Kur e pati marrë VV pushtetin në Prishtinë pati marrë vendim për leje të ndërtimit. Por, çka ka ndodhur dhe si ka rrjedhur zhvillimi i planit urbanistik. E dini besoj. I keni ndalë lejet, derisa e keni gjetë rrugën e mirëkuptimit me kompani private për interesa financiare e grupore derisa i gjetët kanalet dhe mirë është më ju dhanë përgjigje qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ndër të tjera Hoti.
Deputeti i Nismës ka thënë se Vetëvendosja i është përgjëruar dhe lutur Nismës për të qenë bashkë në koalicion, në vitin 2017.
Ai ka thënë se është i bindur se VV-ja e do pushtetin pa zgjedhur metodat.