×
  • Sport
  • Sport

    Bunjaki debuton me barazim në ndeshjen ndaj Sllovenisë U21

    Reporteri
    25 Mars 2022 | 20:15

    Sonte ishte ndeshja e parë e Albert Bunjakit, teksa Kosova U21 sonte barazoi 0-0 ndaj Sllovenisë U21 në ndeshjen që ishte e vlefshme për Grupin G kualifikues drejt Kampionatit Evropian të grupmoshave U21, transmeton Reporteri.net.

    Lojtarët e Sllovenisë kishin krijuar dy raste të mira për shënim në fillim të takimit, por më pas Kosova u mobilizua dukshëm në mbrojtje dhe deri në fundin e pjesës së parë sllovenët nuk rrezikuan seriozisht, përkundër dominimit në posedim të topit.

    Gjatë pjesës së dytë, përkundër tentimeve për shënim, asnjëra prej përfaqësueseve nuk e gjeti rrjetën dhe kështu ndeshja u mbyll me rezultat të bardhë, 0-0.

    Në momente të caktuara të pjesës së dytë, të dyja skuadrat pretenduan për penallti, por gjyqtari kryesor i takimit nuk ishte i pajtimit me kërkesat e tyre dhe në asnjërin prej rasteve nuk referoi penallti.

    Ky barazim bën që Kosova U21 të ketë 7 pikë pas 6 ndeshjeve në Grupin G, kurse Sllovenia U21 ka 9 pikë pas 7 ndeshjeve të luajtura në këtë grup.

    Ndeshjen e ardhshme Kosova U21 e luan përsëri ndaj Sllovenisë U21, por kësaj radhe si mysafire e sllovenëve më 29 mars.

    Renditja tabelare:

    REPUBLIKA ÇEKE U21 6 NDESHJE, 13 PIKË

    ANGLIA U21 4 NDESHJE, 10 PIKË

    SLLOVENIA U21 7 NDESHJE, 9 PIKË

    SHQIPËRIA U21 6 NDESHJE, 9 PIKË

    KOSOVA U21 6 NDESHJE, 7 PIKË

    ARMENIA U21 5 NDESHJE, 0 PIKË

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!