×
  • Sport
  • Sport

    Ozil përjashtohet nga Fenerbahce, nuk dorëzohet, ky është reagimi i tij

    Reporteri
    25 Mars 2022 | 21:29

    Klubi turk, Fenerbahce e ka përjashtuar nga skuadra e parë futbollistin, Mesut Ozil për shkak të debatit me trajnerin dhe tashmë ish-ylli i Real Madridit dhe Arsenalit ka postuar një mesazh në rrjetet sociale duke theksuar se klubi është në vend të parë, transmeton Reporteri.net.

    Sipas asaj çfarë është raportuar në mediat turke, trajneri i skuadrës turke, Ismail Kartal, ka debatuar me lojtarin turk, duke i thënë se nuk është i kënaqur aspak me performancën e tij.

    Mediat turke kanë raportuar se Ozil po përjeton një poshtërim si pasojë e përjashtimit të tij nga skuadra e parë.

    Megjithatë, Ozil u shpreh se Fenerbahçe është në vend të parë, duke postuar flamurin e Turqisë dhe klubit.

    “Fenerbahçe është më e rëndësishmja”, ka shkruar shkurt Ozil.

    Vlen të përmendet se 33 vjeçari numëron 22 ndeshje në ligën turke, teksa ka shënuar plotë 8 herë, për të asistuar 2 herë, ndërkaq nuk ka marrur asnjë karton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!