Pas fitores mbresëlënëse me rezultat përfundimtar 5:0 ndaj Burkina Fasos në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të zhvillojë edhe një tjetër ndeshje miqësore, transmeton Reporteri.net.
Kombëtarja e Kosovës do të përballet me atë të Zvicrës më 29 mars, në stadiumin “Letzigrund” në Cyrih.
Ndërkaq, kjo ndeshje do të gjykohet nga gjyqtarët francezë, ku Ruddy Buquet do të jetë gjyqtari kryesor, teksa ai do të ndihmohet nga asistentët Benjamin Pages dhe Mehdi Rahmouni.
Zvicerani Stefan Horisberger do të jetë në rolin e gjyqtarit të katërt.
Ndërkaq, futbollisti me origjinë nga Kosova, Granit Xhaka do të luajë ndeshjen e tij të 100-të me fanellën e Zvicrës, ku tha se Kosova është kundërshtare e përsosur e tij në këtë përvjetor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.