Pesë fshatra të Pejës janë përfshirë nga zjarri këtë të premte.
Zjarret janë lokalizuar teksa dyshohet se dora e njeriut i ka shkaktuar ato.
Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se nuk ka rrezik nga këto zjarre dhe se kanë mbetur vetëm disa vatra të vogla aktive.
“Gjatë ditës ka pasur disa vatra zjarri në pesë fshatra të Pejës. Situata për momentin është në normalitet e sipër, ekipet e zjarrfikësve kanë qenë deri në orët e mbrëmjes duke intervenuar. Situata është nën kontroll dhe zjarret janë lokalizuar. Mirëpo, ende ka disa vatra të vogla që janë aktive. Dyshohet se faktori njeri është shkaku i këtyre zjarreve. Mendoj se të gjitha këto vatra janë të qëllimshme dhe apeloj tek qytetarët që të kenë kujdes” tha Gashi në “Edicionin Special”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.