×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria përballet sonte me Spanjën në Barcelonë

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 16:35

    Kombëtarja e Shqipërisë në futboll, sonte do ta luajë ndeshjen e parë miqësore në kuadër të muajit mars, transmeton Reporteri.net.

    “Kuqezinjtë” do të përballen me Spanjën në “RCDE Stadium”, në Barcelonë.

    Ndeshja ndërmjet Shqipërisë dhe Spanjës do të fillojë nga ora 19:45

    Duke iu referuar të dhënave në FIFA, kjo do të jetë hera e tetë në histori që këto dy kombëtare përballen mes vete, por hera e parë në një ndeshje të karakterit miqësor.

    Veç kësaj ndeshje, Shqipëria më 29 mars do të takohet me Gjeorgjinë në “Air Albania Stadium”

    Ndërkaq, Spanja pas tre ditësh do të përballet me Islandën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!