×
  • Sport
  • Sport

    Në të 40-at, Ibra nuk njeh moshë: Nuk tërhiqem nga futbolli deri sa nuk ka më të mirë

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 16:49

    Sulmuesi suedez, me origjinë boshnjake, Zlatan Ibrahimovic ka dëshmuar edhe një herë vullnetin e tij për të qenë pjesë e futbollit profesionist edhe për një kohë, pasiqë sipas tij ende nuk ka një më të mirë sesa ai, transmeton Reporteri.net.

    Në një intervistë të dhënë për UEFA-n, teksa është duke u përgatitur edhe për ndeshjet me Suedinë në kuadër të Botërorit, sulmuesi suedez ka thënë se do largohet nga futbolli në momentin që do të ketë një lojtar tjetër më të mirë se vetja.

    “Dua të luaj sa më shumë të mundem, nuk dua që kur të tërhiqem të pendohem pse u largova.

    E vërteta është se do të më shihni në fushë deri në momentin kur të shoh se dikush tjetër është më i mirë se unë, ndaj do të vazhdoj të luaj ende.

    Futbollistët zgjohen, shkojnë në stërvitje, ruajnë regjimin, stërviten dhe pushojnë.

    E bëjnë këtë për 20 vite me radhë dhe në këmbim marrin adrenalinë, ndaj kur tërhiqesh nis edhe të mungon një rutinë e tillë. Më pas duhet ta fillosh nga zero dhe të gjesh diçka tjetër për t’u angazhuar”, u shpreh Ibra.

    Ndërkaq, sulmuesi i Milanit po mendon që të rinovojnë kontratën e tij tek skuadra italiane për të qenë pjesë e Botërorit, i cili do të zhvillohet në Katar.

    Drejtuesit e Rossonerëve i kanë propozuar Ibras një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon, nga 7 sa e ka tani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!