×
  • Sport
  • Sport

    Veliu në Fenerbahce, Batatina thotë se klubi turk po e përcjell lojtarin

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 18:32

    Trajneri i skuadrës KF Llapi nga Podujeva, Tahir Batatina e ka konfirmuar interesimin e klubit turk për të transferuar lojtarin llapjan tek skuadra turke, Fenerbahce.

    Në një bisedë për Gazetën Online Reporteri.net trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina tha se skuadra turke Fenerbahce është e interesuar në anësorin llapjan, Valmir Veliun dhe po punojnë me të që të jetë i gatshëm.

    “Po nga klubi Fenerbahce janë duke e përcjellur lojtarin tonë, Valmir Veliun dhe ne jemi duke punuar shumë edhe me Veliun, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm në çdo kohë për transferimin tek skuadra turke”, thotë Batatina për Reporteri.net.

    Ndërkaq, mediumi turk, “Vatan” ka raportuar për një transferim të mundshëm të anësorit të Llapit tek Fenerbahce në mënyrë që të zëvendësojnë lojtarin turk, mesfushorin e kësaj skuadre, Mesut Ozil, i cili sipas mediave turke thuhet të jetë përjashtuar nga kjo skuadër si pasojë e paraqitjeve të tij të dobëta.

    Ndërsa, Veliu luan si anësori për skuadrën e Llapit, ku ka shënuar 9 gola, i ka bërë 13 asistime në 28 ndeshjet e fundit për klubin e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!