×
  • Sport
  • Sport

    Mposhtet Zvicra, Kane ‘shpëton’ Anglinë

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 20:56

    Kombëtarja e Anglisë në futboll ka shënuar sot fitore si vendase në stadiumin “Wembley”, ku e ka mposhtur Zvicrën pas një përmbysje të rezultatit.

    Pas 90’ minutave lojë janë shënuar tre gola, ku Anglia e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Zvicrën.

    Fillimisht, ishte Zvicra ajo e cila kaloi në epërsi e para, ku sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Breel Embolo shënon në minutën e 22’ për 1:0, ku Xherdan Shaqiri bëri një asist fenomenal.

    Golin e barazimit Anglia e gjete përmes mbrojtësit Luke Shaw, i cili shënon një shuper gol në minutën e 45’+1 shtesë për 1:1.

    Golin e fundit të kësaj ndeshjeje, dhe të fitores për “Tre Luanët” e shënoi sulmuesi Harry Kane, i cili nga pika e bardhë shënon në minutën e 78’ për rezultatin final 2:1.

    Rezultati final është 2:1 në favor të Anglisë si vendase.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!