Granit Xhaka ka folur pas ndeshjes ndaj Anglisë, në të cilën Kombëtarja e Anglisë në futboll ka shënuar sot fitore si vendase në stadiumin “Wembley”, ku e ka mposhtur Zvicrën pas një përmbysje të rezultatit, transmeton Reporteri.net.
Pas 90 minutave lojë janë shënuar tre gola, ku Anglia e ka mposhtur me rezultat të ngushtë 2:1 Zvicrën.
Por, shumë i mërzitur nga ndeshja ka dalur mesfushori me origjinë shqiptare, Granit Xhaka i cili tha se rregulli i duarve ka filluar ta mërzis atë.
“Ky rregull i duarve ka filluar të më mërzit. Askush nuk e di se kur do të ketë një penallti. Nuk është hera e parë që një lojë vendoset në këtë mënyrë. Kemi bërë një paraqitje të mirë ndaj kundërshtarëve të mirë. Më mërzit që humbet në këtë mënyrë. Ne kishim gjithçka nën kontroll deri në këtë penallti. Pak erdhi nga Anglia, kishin pak shanse. Por pasi mbetëm pas, duhej të hapeshim. Faleminderit Zotit është vetëm një lojë miqësore. Sot mund të mësojmë shumë. Anglia sigurisht që u bë më e mirë në pjesën e dytë, por unë ende ndjeva sikur ishim në kontroll me dhe pa top. Por në fund humbim sepse gabimet e vogla ndaj kundërshtarëve të tillë ndëshkohen menjëherë. Ashtu si me 1:1. Por gabimet janë pjesë e saj. Barazimi në pushim ishte në rregull. Më mërzit”.