×
  • Sport
  • Sport

    Shqipëria mposhtet nga Spanja në Barcelonë në fund të ndeshjes

    Reporteri
    26 Mars 2022 | 21:40

    Ka përfunduar ndeshja ndërmjes Spanjës dhe Shqipërisë, teksa Spanja ka arritur të triumfojë ndaj Shqipërisë me rezultat minimal.

    Fillimisht në ndeshjen ndërmjet këtyre dy shteteve shënuan vendasit me golin e Ferran Torres në minutën e 75-të, ku asistoi Yeremy Pino.

    Ndërka,  Shqipëria e barazoi rezultatin me Myrto Uzunin i cili shënoi në minutën e 85, pas një gabimi në vijën e mbrojtjes së Spanjës.

    Megjithatë, Spanjës iu deshtën vetëm 5 minuta për të kaluar në epërsi ndaj Shqipërisë ku golin e shënoi Dani Olmo, për të cilin asistoi mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba.

    Vlen të përmendet se goli për Shqipërinë ndaj Spanjës vie pas 29 vitesh.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!