Ëndrra e Romelu Lukakut për të qenë pjesë e Chelsea edhe më tej duket të jetë zbehur tani e një kohë të gjatë, shkruan Reporteri.net.
Sulmuesi belg mund të largohet nga “Blues” pas vetëm një viti, për më tepër situata ekonomike e skuadrës londineze mund ta përshpejtojë transferimin në një afat të shkurtër,.
Mediumet britanike raportojnë se ish lojtari i Interit pëlqen skuadrën e Paris Saint-Germain.
Klubi parisien në anën tjetër do të duhet të ‘rinovojë’ sulmin ekipi për sezonin e ardhshëm.
Kalimi i tij në Ligue 1 mund të jetë i mundur gjatë merkatos së verës.
Ndryshe mediat italiane kanë raportuar për një kohë të gjatë për një rikthim të sulmuesit belg te skuadra e Interit, por kjo nuk pritet të ndodhë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.