×
  • Sport
  • Sport

    Ibrahimovic: Vajzat më refuzonin nga hunda ime e bukur dhe e gjatë

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 14:47

    Jo rrallë herë Zlatan Ibrahimovic është treguar i kujdesshëm nëpër prononcimet e tij, kështu duke qenë vetja ai çdo herë ka lëshuar deklarata të mëdha, transmeton Reporteri.net.

    Në një prononcim të tij të fundit, ylli i Milanit tha se vajzat në shkollë e kishin rezufuar atë për shkak të hundës tij “të bukur dhe të gjatë”, por dallim sheh Zlatan tani, kur thotë se që kur del në TV vajzat i thonë se është i lezetshëm.

    “Vajzat në shkollë e urrenin hundën time të bukur dhe të gjatë. Më refuzuan sado që u përpoqa t’u bëja përshtypje. Por kur filluan të shihnin hundën time të bukur dhe të gjatë në klube të mëdha dhe në TV, ato thanë se isha i lezetshëm. Kjo është arsyeja pse Zlatan filloi të fitonte shumë para”, ka theksuar Ibrahimovic.

    Ndërkaq, para pak ditësh 40 vjeçari ka thënë se nuk e ka ndërmend të pensionohet nga futbolli, pasi sipas tij ende nuk ka ndonjë pasues të Zlatan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!