×
  • Sport
  • Sport

    Mediumi zviceran përballjen e Zvicrës me Kosovën e quan vëllazërore

    Reporteri
    27 Mars 2022 | 16:39

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me atë të Zvicrës të martën, në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, transmeton Reporteri.net.

    Jo rrallë herë mediumi zviceran “Blick” ka lajme për lojtarët shqiptarë, por siç duke një së fundmi ka qenë i veçantë, kjo pasi mediumi zviceran e ka quajtur vëllazëror duelin e së martës mes Zvicrës dhe Kosovës.

    Ndeshja mes dy vendeve do të zhvillohet në stadiumin “Letzigrund” në Zurich në ora 21:00.

    Në mënyrë të bukur janë paraqitur edhe flamujt e të dy shteteve ku ai i Kosovës në mes ka plusin e artë ndërkaq ai i Zvicrës hartën e Kosovës në mes.

    Vlen të përmendet se Kosova do të përballet edhe me disa nga lojtarët të cilët e kanë prejardhjen nga Kosova; Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri.

    E, për Xhakën kjo do të jetë ndeshja e 100-të me fanellë të Zvicrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!