I mandatuari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, tha se pret që nesër, pas zgjedhjeve lokale në dy komunat malazeze, të ketë progres për formimin e qeverisë së pakicës, raporton Radiotelevizioni malazez, RTCG.
“Unë pres, personalisht mendoj se partitë e caktuara kanë pasur dëshirë të kalkulojnë për zgjedhjet lokale. Nuk është diçka e papritur, nuk është diçka që nuk dihet. Unë nuk kam asnjë problem me këtë”, u tha Abazoviq gazetarëve në Ulqin.
Shteti, thotë ai, ka nevojë për pushtet.
“Për sa i përket mandatarit, kryeministri është gati. Unë nuk do t’i pranoj shantazhet dhe dëshirën që dikush tjetër ta formojë qeverinë, jam shumë optimist. Optimizmi është shumë i bazuar”, tha Abazoviq.
Nuk është mirë, thotë ai, t’i pengosh idetë e dikujt, ndërsa flet për opozitën e re.
“Tani gjithçka vjen në përpjekje për të penguar një ide të promovuar nga dikush tjetër. Nëse Malit të Zi ka nevojë për një qeveri europiane, ne mund ta kemi atë nesër. Nëse dikush nuk dëshiron një qeveri europiane, por dëshiron ta shtyjë këtë vend në kanal, atëherë duhet të identifikohet me emër dhe mbiemër dhe nuk ka probleme”, tha Abazoviq.
Në dy komuna të Malit të Zi, në Ulqin dhe Beran sot po mbahen zgjedhjet lokale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.