Me datën 25.06.2019 në orët e pasditës ka ndodhur një rast i vjedhjes në mënyre të vrazhdë, ku viktimë e këtij rasti ka qenë një grua në Prizren.
Vjedhja është kryer nga i dyshimti mashkull R.Ç i lindur në vitin 1999. I dyshimti pasi e ka kryer ketë veprim kriminal ka arritur që të fshihet nga organet e policisë, përderisa policia duke vepruar në mënyre efikase dhe profesionale ka arritur të identifikoj të dyshimtin dhe sot me datë 28.06.2019 i njëjti është ndaluar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Viktimës policia ja ka kthyer gjërat e vjedhura perderisa ende është në kërkim të një telefoni ‘Iphone X’, që ka qenë i vjedhur nga i dyshimti.
Rasti është duke u hetuar.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.