×
  • Sport
  • Sport

    “Dardanët”: Lojtarët që e ndejnë vetën shtetas kosovarë do të luajnë me fanellë të Kosovës

    Reporteri
    28 Mars 2022 | 16:47

    Kombëtarja e Kosovës në futboll do të përballet me atë të Zvicrës të martën, duke filluar nga ora 18:00 në kuadër të ndeshjeve miqësore të muajit mars, transmeton Reporteri.net.

    E, lidhur me ndeshjen ndaj Kombëtares helvetike, “Dardanët” me anë të një postimi në Facebook kanë thënë se nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zvicëranë.

    Tutje, në njoftimin e “Dardanëve” thuhet se lojtarët që e ndjejnë vetën shtetas kosovarë duhet të luajnë me fanellë të Kosovës dhe sipas tyre “këtu përfundon diskutimi”.

    “Nesër kombëtarja dardane luan ndaj kombëtares helvetike në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore që është në program në këtë grumbullim. Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë, andaj lusim lojtarët tonë që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo tjetër, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë në kampanjën për ligën e kombeve. Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi.”

    Ndër të tjerash, ata kanë bërë me dije se do të mbledhen nga ora 12 në afërsi ku qëndron Kombëtarja e Kosovës, për t’u nisur drejt stadiumit.

    Postimi i plotë:

    Nesër kombëtarja dardane luan ndaj kombëtares helvetike në kuadër të ndeshjes së dytë miqësore që është në program në këtë grumbullim. Nuk kemi pse të tregojmë asnjë lloj respekti të veçantë për lojtarët zviceranë, andaj lusim lojtarët tonë që ta trajtojnë këtë ndeshje si çdo tjetër, me qëllim që të përgatitemi sa më mirë në kampanjën për ligën e kombeve. Lojtarët që e ndjejnë veten njëmend shtetas kosovarë, do të luajnë me fanellën e Kosovës dhe këtu përfundon diskutimi.

    Dardanët distancohen nga lajthitjet tjera. Lusim që ta ruajmë dinjitetin dhe krenarinë tonë.

    Gjithashtu, na lejoni të ju njoftojmë se nesër do të grumbullohemi nga ora 12:00 në afërsi të hotelit Renaissance Zurich Tower, ku është e akomoduar edhe kombëtarja jonë e dashur. Pastaj gjatë pasditës së vonë nga aty do të vazhdojmë së bashku në kortezh drejt stadiumit, i cili gjendet më pak se 1 km nga hoteli në fjalë.

    Përpara Dardanë që nuk zgjodhet oportunizmin para përfaqësimit të shtetit të juaj dhe vendin nga keni prindërit dhe origjinën!

    Për tjerët s’ka përkrahje e as justifikim.

    Ballëhapur, djem!

    Përpara Kosovë!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!