Trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse ka folur sonte në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Zvicrën, ku atë e shoqëroi mborjtësi i krahut, Florent Hadërgjonaj, transmeton Reporteri.net.
Lojtari i skuadrës turke, Kasimpasa ka folur edhe për mardhëniet e tij me Xherdan Shaqirin, teksa tha se me të janë rritur bashkë dhe kanë shoqëri të ngushtë.
“Xherdanin e njoh që disa vite, jemi rritur bashkë. E kemi një shoqëri të ngushtë, e cila vazhdon të jetë ende edhe pse luajmë për dy shtete të ndryshme”.
Veç të tjerash ai tha se ka kur zgjedhur Kosovën ishte diçka që i kishte ardhur nga zemra dhe për këtë nuk është pishman.
“Gjithmonë kam thënë se kur kam zgjedhur Kosovën ishte diçka që më erdhi prej zemrës. Nuk jam pishman. Jam shumë i lumtur që e kam bërë këtë zgjedhje”, tha Hadërgjonaj.
Ndeshja ndërmjet Kosovës e Zvicrës zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.