Klubi i superligës së Kosovës, FC Prishtina ka marrur pjesë në Asamblenë e 27-të të Asociacionit Evropian të Klubeve (Europian Club Associaction) që u organizua të hënën në Vjenë të Austrisë.
Në mesin e 247 klubeve evropiane, FC Prishtinën e përfaqësoi presidenti Remzi Ejupi, ku me ç’rast është takuar me numrin një të UEFA-s, Aleksander Ceferin me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në futbollin e Kosovës.
Asambleja e Përgjithshme u drejtua nga kryetari Nasser Al-Khelaifi, i cili njëkohësisht është edhe president i skuadrës së madhe franceze, Paris Saint Germain.
Remzi Ejupi takime pati edhe me presidentin e PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, legjendën e futbollit gjerman Oliver Khan, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të Asociacionit Evropian të Klubeve si dhe presidentin e Fenerbahçes, Ali Koç.
Ndryshe, në këtë Asamble pikë kryesore e diskutimit ishte stabiliteti financiar i klubeve evropiane.
Postimi:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.