Ekipi negociator i bisedimeve me Serbinë arriti ta gëzojë këtë epitet për vetëm gjashtë muaj, pasi ditë më parë u shpall antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Nga sezoni i dimrit, kur u formua e deri në fillim të verës sa kanë funksionuar, negociatorët kanë arritur t’i zhvillojnë vetëm tri takime, ndërsa i kanë shpenzuar mbi 40 mijë euro nga buxheti i Kosovës.
U formua në dhjetor të vitit të kaluar, mirëpo vetëm gjashtë muaj më pas Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues ekipin negociator të bisedimeve Kosovë – Serbi.
Gjatë kësaj periudhe Delegacioni Shtetëror për Dialogun zhvilloi vetëm tri takime në Bruksel, me ç’rast arriti të takohet vetëm një herë me ndërmjetësuesen e dialogut Federica Mogerini dhe asnjëherë me përfaqësuesit e palës serbe. Ish-zyrtarë të zyrës administrative të ekipit negociator kanë bërë të ditur për “Zërin” se gjatë këtij gjashtëmujori Delegacioni ka shpenzuar mbi 40 mijë euro.
Menjëherë pas formimit të ekipit Qeveria e Kosovës pati ndarë 300 mijë euro për funksionimin e këtij mekanizmi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.