Ambasadori i Ukrainës në Serbi, Oleksandër Aleksandroviq, ka falënderuar Beogradin për propozimin që aty të zënë vend negociatat në mes shtetit të tij dhe Rusisë.
“Ne jemi mirënjohës për propozimin. Serbia është partner i rëndësishëm ndërkombëtar për ne. Beogradi është qytet i madh dhe serbët janë shumë mikpritës”, është shprehur ai për RTS.
“Sidoqoftë, me respekt, por esenca e negociatave mbetet pavarësisht se ku zhvillohen ato. Do të shohim se pas negociatave në Turqi si do të rrjedhin gjërat më tej”.
Aleksandroviq ka thënë se Kievi do paqe, por që kjo nuk varet nga ukrainasit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.