Dy punëtorët e agjencisë Sharr Travel, Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni, kanë humbur jetën pas mesnate në autostradën “Ibrahim Rugova” pasi ranë në humnerë teksa ishin duke kaluar nga një trase në trasenë tjetër në segmentin Suharekë-Duhël.
Kompania ka ngushëlluar familjarët pas këtij rasti të dhimbshëm, përmes një postimi në Facebook.
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë që dy punëtorët e agjencisë tonë Arianit Bytyqi dhe Gentrit Gallopeni kanë ndërruar jetë pas një fatkeqësie . Ngushëllime për familjet , miqtë dhe stafin”, thuhet në postim.
Me urdhër të prokurorit tre shoferë të autobusëve të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor, janë ndaluar në mbajtje për 48 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.