×
  • Lajme
  • Lajme

    A do ta marrë Amerika timonin e dialogut Kosovë-Serbi? Përgjigjen nga zyra e Mogherinit

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 13:54
    Në rast të përfshirjes së Amerikës në dialog, diplomati amerikan Philip Reeker raportohet se do të ketë rolin kryesor në ndërmjetësimin e dialogut. 

    Të pyetur se a do të jetë Reeker lojtari i Uashingtonit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, për mediat serbe janë përgjigjur nga zyra e Federica Mogherinit. 

    “Sipas mandatit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Përfaqësuesja e Lartë, Federica Mogherini është personalisht dhe plotësisht e angazhuar për të lehtësuar bisedimet mes Prishtinës e Beogradit”, u shpreh zëdhënësja e Mogherinit, Maja Kocijancic për gazetën serbe Espresso.rs duke shtuar: “Ne, natyrisht, mirëpresim çdo angazhim në mbështetje të dialogut të udhëhequr nga BE. BE po punon shumë ngushtë me Shtetet e Bashkuara në Ballkanin Perëndimor”. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!