×
  • Lajme
  • Lajme

    Mustafa i përgjigjet Nitajt: E turpshme të krahasosh vendimin e Kushtetueses me vezët

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 14:45

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Muharrem Nitajt, me ç’rast ka thënë se është e turpshme kur një deputet i Kuvendit të Kosovës e krahason një vendim të Gjykatës Kushtetuese me vezët e vogla dhe të mëdha.


    Ai më tutje ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar në asnjë pikë se është shkelur Kushtetuta me Marrëveshjen për kriteret për Asociacionin në vitin 2015, sepse marrëveshja nuk ka qenë akt juridik.

    “Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Me asnjë shkronjë Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se unë e kam shkelur Kushtetutën në vitin 2014 kur jam zgjedhur Kryetar i Kuvendit. Por, unë e kam respektuar vendimin e Gjykatës për procedurat, dhe ditën që është publikuar e kam braktisur zyrën e Kryetarit të Kuvendit”, shkruan Mustafa.

    Postimi i plotë:

    Eshtë e turpshme kur një deputet i Kuvendit të Kosovës e krahason një vendim të Gjykatës Kushtetuese me vezët e vogla dhe të mëdha. Në këtë nivel ka rënë deputeti ynë dhe në këtë nivel ka katandisur përgjegjësia dhe ndërgjegja jonë shtetërore.
    Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Me asjë shkronjë Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se unë e kam shkelur Kushtetutën në vitin 2014 kur jam zgjedhur Kryetar i Kuvendit. Por, unë e kam respektuar vendimin e Gjykatës për procedurat, dhe ditën që është publikuar e kam braktisur zyrën e Kryetarit të Kuvendit.
    Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar në asnjë pikë se është shkelur Kuhtetuta me Marrëveshjen për kriteret për Asociacionin në vitin 2015, sepse marrëveshja nuk ka qenë akt juridik, por ka dhënë vërejtje për frymën kushtetuese, dhe ka konstatuar se Asociaioni duhet të themelohet sipas Marrëveshjes së parë të vitit 2013, të nënshkruar nga ThaçI dhe të ratifikuar nga Kuvendi.
    Prandaj, Gjykata kushtetuese nuk mbaron vezë, në logjikën e deputetit tonë, por sjell vendime. Dhe shkelësit, përfshirë edhe deputetët që kanë votuar Ligj në kundërshtm me Kushtetutën duhet ta ndien veten përgjegjës. Ndryshe, tallen me vetëveten, tallen me shtetin e Kosovës që e kanë mbërthyer deri në fyt me krim dhe korrupsion.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!