×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata Themelore cakton masën e paraburgimit ndaj personit që sulmoi gruan

    Reporteri
    29 Qershor 2019 | 16:16

    Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit B. P. në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditë.


    Siç bënë të ditur njoftimi i kësaj gjykate, ekziston dyshimi i bazuar se me datë 28.06.2019, në rrugën “Ahmet Prishtina” në Gjilan, i pandehuri ka shkaktuar dhunë në familje me dashje me qëllim të dëmtimit të integritetit trupor të bashkëshortes së tij, ashtu që fillimisht fjalosen dhe më pas e sulmon fizikisht.

    Me këtë veprime i pandehuri, dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘sulmi”, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që nuk janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e kësaj mase.

    Gjyqtari ka konsideruar se caktimi i masës së arrestit shtëpiak garanton zhvillimin normal të procedurës penale.

    Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.​

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!