Kryetari i SNS-së, Aleksandar Vuçiq, iu është drejtuar qytetarëve të Serbisë pas publikimit të rezultateve preliminare.
Vuçiq ka falënderuar votuesit, ku tha se rreth 3.804.000 njerëz dolën për të votuar në zgjedhjet e sotme. Ai theksoi se në këto zgjedhje ka arritur diçka, që askush tjetër nuk e kishte arritur.
“Dalja më e madhe në kohët e fundit. Pothuajse kudo, përveç tensioneve të pakuptimta, e të panevojshme, gjithçka shkoi në rend dhe në paqe”, deklaroi Vuçiq.
“Ajo që është e rëndësishme për vendin është se ndikimi i krizës ukrainase ishte i madh në rezultatet e zgjedhjeve dhe shihet se Serbai ka lëvizur në mënyrë dramatike në të djathtë.”, shtoi ai.
Sipas Vuçiq, Serbia duhet të vendos se në cilën rrugë do të shkojë në të ardhmen, ndërsa thekson se do të bisedojë me të gjithë faktorët politik para se të largohet nga lidershipi i SNS-së.
“Sipas rezultateve të tanishme pritet që SNS të ketë 124 apo 125 mandate dhe mazhoranca është në prag të një qeverisje të pavarur.”, shtoi ai.
Ndryshe nga rezultatet e deritanishme thuhet se Vuçiq fitoi mbi 71% të votave në kuadër të zgjedhjeve presidenciale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.