Policia vijon hetimet lidhur me vrasjen e Jurgen Kurtit mbrëmjen e 18 marsit në rrugën “Zef Jubani”, në Tiranë.
Dyshohet se dy persona me motor dhe të maskuar i janë afruar pranë shtëpisë ku banon 26 vjeçari dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.
Viktima i njohur si menaxheri i VIP-ave, ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Jurgen Kurti ishte ndaluar nga policia dy herë për përfshirjen në dy vrasje. Në 2016 ai u arrestua së bashku me dajën Leonad Ristani për vrasjen e babait të Jurgenit, Artur Kurti.
Por daja mori përsipër autorësinë e vrasjes dhe Jurgeni u lirua.
Një vit më vonë ai do të përfshihej në një tjetër ngjarje, kësaj here për vrasjen e pronarit të një picerie në Durrës, Agim Arapi. Ai u arrestua së bashku me vjehrrin e tij, Konstadin Ekonomi dhe vëllanë e tij, Kujtim Ekonomi për vrasjen për motive pronësie.
Por pas verifikimit të pamjeve filmike e provave në vendin e ngjarjes rezultoi se vrasja është realizuar nga dy vëllezërit Ekonomi për motive të dobëta, ndërkohë që dhëndri i njërit prej vëllezërve, Jurgen Kurti nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë, kështu që u lirua.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.