Pas rikthimit të tij në futbollin profesionist edhe një herë, mesfushori danez, Chrisian Eriksen ka shënuar gol me Brentfodin kundër Chelsea, përcjell Reporteri.net.
Menjëherë pas shkëlqimit të tij me skuadren e Brentfordit, kanë nisur interesime nga klube në Premier League për të kryer shërbimet e lojtarit, në mënyrë që të transferojnë atë në afatin e verës.
Manchester United dhe Tottenham Hotspur raportohet se janë në garë për transferimin e mesfushorit danez.
Ish mesfushori i Interit po kalon formë të mirë me Brentfordin në Premierligë, pas rikthimit të tij pas arrestit kardiak që pësoi gjatë Evropianit të vitit të kaluar, shkruan Gazeta Express.
Eriksen u rikthye edhe te Kombëtarja e Danimarkës së fundmi, ku shënoi në dy miqësoret me Holandën e Serbinë në muajin e kaluar.
Dhe, sipas “Daily Mail”, 30-vjeçari tashmë ka tërhequr vëmendjen e Manchester Unitedit dhe ish-klubit të tij, Tottenham Hotspur.
Eriksen te skuadra e radhës mund të kalojë si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij me Brentfordin skadon më 30 qershor.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.