Nesër me fillim prej orës 21:00 do të përballen Manchester City dhe Atletico Madrid, në kuadër të çerek finales së Champions League, shkruan Reporteri.net.
Ndërkaq, në një konferencë para ndeshjes ka folur edhe menaxheri i City, Pep Guardiola i cili ka habitur edhe gazetarin me përgjigje.
Gazetari e pyet Pep se cila është taktika juaj ndaj Atleticos, ndërsa trajneri i klubit anglez ia ktheu mjaft interesant, duke i thënë se “nesër do të luajmë me 12 lojtarë, më pëlqen të krijoj taktika budallaqe”.
Pep nuk do të ketë në dispozicion Ruben Dias, Benjamin Mendy si dhe Cole Palmer.
Ndërkaq, Diogo Simeone nuk do të mundet të llogaris në Yannick Carrasco, Jose Gimenez si dhe Hector Herrera.
E, luftën për titull në Premier League do ta vazhdojë City me Liverpool, ku këtë të fundit e pret javen e ardhshme për të zhvilluar ndeshjen e cila konsiderohet të jetë e rëndësishme për titullin kampion.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.