×
  • Sport
  • Sport

    Rikthehet në fushë Marcelo në ndeshjen ndaj Getafes

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 20:22

    Sonte me fillim prej orës 21:00 Real Madrid do të përballet me Getafe, përcjell Reporteri.net.

    Ndeshje e rëndësishme kjo për madrilenët, të cilët në rast se fitojnë këtë ndeshje do të shkëputen larg nga pozitat e tjera në renditjen tabelare të cilat janë poshtë saj.

    Ndërkaq, ajo çfarë shihet befasuese është se Carlo Ancelotti ka vendosur që ta inkuadroj nga minuta e parë Marcelon.

    Ndryshe, ylli brazilian kishte kohë që kishte qëndruar vetëm në stol, duke mos u inkuadruar as për një minutë të ndeshjes.

    Vlen të përmendet se media në Itali kanë raportuar se Marcelo është afër një transferimi tek skuadra e Juventusit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!