×
  • Sport
  • Sport

    Pas pesë humbjeve, Arbëria merr pikën e parë

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 20:39

    Që nga viti i kaluar skuadra e Arbërisë në këtë kohë luftonte për të mbijetuar në Superligë, këtë stinor është duke kaluar kohë të vështirë edhe në Ligë të Parë Grupi B.

    Skuadra nga Dobraja e Lipjanit sot ka arritur të marrë pikën e parë pas pesë humbjesh rresht të regjistruara në pjesën pranverore të stinorit, duke barazuar ndaj Kikës së Hogoshtit, në fund Arbëria 1-1 Kika [n.n. – Rinor Isufi].

    Gjithsesi pikët e mbledhura nga pjesa vjeshtore e stinorit i japin liri Arbërisë për të mbijetuar e eksperimentuar deri në fund të këtij stinorit, ndërsa edhe Kika duket të jetë e qetë, pasi që vendi i fundit edhe pse dy pozita më poshtë, me pikë është larg.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!