×
  • Sport
  • Sport

    Assensio pranë skuadrës së Milanit, ky është plani për të transferuar atë

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 20:54

    Skuadra e AC Milan tanimë ka hapur bisedimet paraprake me Real Madridin për Marco Asension dhe mediat italiane dhe spanjolle kanë zbuluar shifra për koston e lojtarit spanjoll tek kuqezinjtë, përcjell Reporteri.net.

    Kontrata e yllit spanjoll skadon në qershor të vitit 2023 dhe pothuajse çdo media italiane konfirmon bisedimet midis përfaqësuesve të tij dhe kuqezinjve. Agjentët e Asensios konfirmuan interesimin e Milanit dhe Arsenalit këtë javë.

    Sipas Calciomercato.com, Sportmediaset dhe AS.com, Milani mund të përballojë pagën e tij aktuale prej 5 milionë euro në vit falë ‘dekretit të rritjes’ që do t’i lejonte ata të kursenin 50 për qind në pagën bruto të lojtarit.

    Megjithatë, e famshmja, Tuttosport pretendon se lojtari do të kërkojë më shumë para, ndoshta rreth 7 milionë euro në sezon dhe mbetet për t’u parë nëse kuqezinjtë do të përballojnë aq shumë.

    Bisedimet mes dy palëve janë duke vazhduar dhe Paolo Maldini mund të mbështetet në raportin e tij të shkëlqyer me drejtorët e Real Madridit.

    Sipas raportit, Los Blancos e vlerësojnë Asension rreth 25-30 milionë euro, por kuqezinjtë po negociojnë një tarifë më të ulët duke qenë se kontrata e lojtarit skadon në verën e vitit 2023.

    Mediumi Sportmediaset pretendon se Real Madridi i ka ofruar Asensios një kontratë të re, por lojtari nuk do të marrë një vendim për të ardhmen e tij para përfundimit të sezonit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!