Lojtari kampion i Chelsea, Jorginho, është në qendër të vëzhgimit nga skuadrat e mëdha italiane, përcjell Reporteri.net.
Ndërkaq, në bazë të asaj çfarë ka raportuar Tuttosport, drejtuesit e Juventusit po mendojnë të transferojnë mesfushorin italian afatin e verës.
Ajo çfarë ka rëndësi është se Jorginho është i preferuari i trajnerit të Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili thuhet se iu ka bërë kërkesë të hapur drejtuesve të klubit nga Torino.
30 vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023, por Thomas Tuchel është i etur që ai të qëndrojë në Stamford Bridge dhe do të kundërshtojë largimin e tij të mundshëm.
Veç Juventusit, edhe Milan dhe Napoli janë skuadrat të cilat po monitorojnë lojtarin italian.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.