Javë më parë është raportuar se lojtari i Dortmundit, Axel Witsel dëshiron që të largohet nga klubi gjerman, përcjell Reporteri.net.
Witselit i skadon kontrata në fund të sezonit, përveç kësaj, nuk ka asnjë shenjë pozitive për të vazhduar tutje me mesfushorin e BVB.
Siç raporton Skysports, drejtuesit e Dortmundit kanë vendosur të mos e vazhdojnë kontratën me Witsel. Strategu i mesfushës u informua për vendimin disa javë më parë.
Vlen të përmendet se 33-vjeçari ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme përgjatë tërë stinorit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.