×
  • Sport
  • Sport

    Bayern futet në garë me Milanin për mbrojtësin e Ajaxit

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 21:55

    Përveç AC Milan, në garë për mbrojtësin e Ajax është futur edhe Bayern Munich, përcjell Reporteri.net.

    Bëhet fjalë për mbrojtësin e krahut të djathtë,Noussair Mazraoui, të cilit i skadon kontrata këtë vit.

    Bild ka raportuar se bavarezët janë shumë të interesuar për Mazraoui.

    Klubi bavarez ka paraqitur një ofertë shumë të rëndësishme për mbrojtësin e djathtë maroken që skadon me Ajax.

    Tregtia kryhet nga agjenti Mino Raiola, i cili pasi ka biseduar me disa klube italiane (sidomos AS Roma) dhe ka krijuar kontakte të rëndësishme me Barcelonën, tashmë është shumë afër marrëveshjes me klubin kampion gjerman.

    Bayerni ka bërë një ofertë shumë më të rëndësishme se ato të klubeve të tjera dhe marrëveshja është afër.

    Njëzet e katër vjeç, Mazraoui po përjeton sezonin e tij të pestë si protagonist në klubin e Amsterdamit dhe tani është gati të bëjë hapin e madh drejt një evropiani të madh.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!