Boksieri i pa mposhtur shqiptar, Florian Marku ka konfirmuar se meçin e radhës do ta zhvillojë në kryqytetin e Shqipërisë, Tiranë, përcjell Reporteri.net.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Florian Marku, ku me anë të një postimi në Facebook tregoi se janë në bisedime për të zhvilluar një ndeshje në Tiranë dhe së shpejti do të tregojë për datën.
Veç të tjerash boksieri falënderoi shqiptarët për mbështetjen që i kanë shfaqur në meçin e tij të fundit.
“Jam shumë i lumtur. Faleminderit të gjithë shqiptarëve për përkrahjen. Në Newcastle u duk sikur isha në Shqipëri.
Ndeshja e radhës jemi në diskutim që të zhvillohet në Tiranë. Së shpejti do ju tregoj datën”, tha ai me anë të postimin.
Mbreti shqiptar javën e kaluar arriti të mposhtë anglezin Chris Jenkins me noakut dhe kështu e mbrojti titullin kampion për pesha të lehta.
Ai është ende i pamposhtur nga 12 ndeshje, ku nga këto 11 janë fitore dhe një barazim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.