×
  • Sport
  • Sport

    Lirohet lojtari i Man United të cilin e akuzoi ish e dashura e tij për sulm dhe përdhunim ndaj saj

    Reporteri
    09 Prill 2022 | 22:14

    Ish e dashura e tij kishte bërë akuza publike për lojtarin e Manchester United, ku kishte thënë se lojtari i Utd e kishte përdhunuar dhe sulmuar fizikisht, përcjell Reporteri.net.

    Veç kësaj, ajo kishte postuar edhe imazhe, në të cilat shihej se ajo ishte sulmuar fizikisht, teksa kishte thënë se këtë ia bëri Greenwood.

    Ndërkaq, 20 vjeçariaktualisht është liruar me kusht pasi u arrestua në janar me dyshimin për përdhunim dhe sulm ndaj ish të dashurës së tij.

    Besohet se policia do të bëjë një kallëzim në Prokurorinë e Kurorës gjatë ditëve në vijim, pasi ka studiuar provat e disponueshme për të vendosur nëse 20-vjeçari duhet të dalë në gjyq.

    “Policia do të dorëzojë dosjen e saj menjëherë”, ka thënë një burim pranë hetimit për The Sun.

    Lojtari i Manchester Unitedit ende nuk është akuzuar zyrtarisht dhe ai do të mësojë në ditët në vijim nëse do të ndiqet penalisht.

    “Ai është ende me kusht, por gjërat janë në një fazë të avancuar”, ka thënë ai burim, duke folur gjithashtu për The Sun.

    “Policia dhe Prokuroria e Kurorës janë duke diskutuar nëse ka një çështje apo jo për të ngritur kundër tij. Vjen një pikë ku duhet të merret një vendim dhe gjërat kanë arritur në atë pikë”.

    Shumica e sponsorëve të tij gjithashtu kanë ndaluar së punuari me Greenwood, duke përfshirë kompaninë e veshmbathjeve Nike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!